image Dhurata Dora e arrin një sukses të madh në Francë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dhurata Dora e arrin një sukses të madh në Francë

news image

Artistja e njohur shqiptare me famë tanimë ndërkombëtare Dhurata Dora, e ka arritur një sukses tejet të madh në shtetin e Francës.

Këtë ajo e ka arritur me këngën “Zemër”, e cila është në bashkëpunim me Soolking, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky projekt i dyshes renditet në listën e top pesë këngëve më të dëgjuara në Francë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dhurata përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, në të cilin numëron mbi 1.8 milionë ndjekës.

https://www.instagram.com/p/B5xzn74lCUd/

“Zemër” është publikuar në muajin prill të këtij viti dhe u shndërrua në njërën prej këngëve më të dëgjuara në trojet shqiptare dhe jo vetëm.

Ndryshe, para dy ditëve u publikua edhe bashkëpunimi i tretë ndërkombëtar i Dhurata Dorës. Bëhet fjalë për këngën “Te Quiero”, e cila është bashkëpunim me artistin francez Maitre Gims./Gazeta Sinjali/