image Dhunohet seksualisht një e mitur shtatëzëne në Vushtrri

Siguri

Dhunohet seksualisht një e mitur shtatëzëne në Vushtrri

news image

Një vajzë e mitur nga fshati Dumnicë e Vushtrrisë shtatzëne është dhunuar seksualisht, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Repartit të Gjinekologjisë në QKUK, kanë bërë të ditur se dje në orët e mesditës një vajzë e mitur ka shkuar për kontroll, ku më pas ka rezultuar se është shtatzënë.

Këto burime kanë bërë të ditur se e mitura dyshohet se është dhunuar dhe se është dërguar në IML për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Në lidhje me këtë rast, burimet brenda policisë kanë thënë se viktima është intervistuar dhe se rasti është duke u hetuar.

/Gazeta Sinjali/