image Dhunohet seksualisht një e mitur në Rahovec

Siguri

Dhunohet seksualisht një e mitur në Rahovec

news image

Një e mitur ka raportuar në polici se më 19 nëntor të këtij viti rreth orës 18:00 është dhunuar seksualisht nga një person në një shtëpi të pabanuar në Rahovec, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, është arrestuar i dyshuari i cili është dërguar në mbajtje.

“Viktima e mitur femër/kosovare raporton se i dyshuari mashkull/kosovar  me datën 19.11.2020 në një shtëpi të pabanuar e kishte dhunuar. Njësitë policore e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. Në lidhje me rastin në prezencën e mbrojtësit dhe punëtorit të qendrës për punë sociale është intervistuar, gjithashtu është intervistuar edhe i dyshuari. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Gëzim Hamza”./Gazeta Sinjali/