image Dhunohet seksualisht një 12-vjeçare në Shqipëri

Shqipëri

Dhunohet seksualisht një 12-vjeçare në Shqipëri

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Matit. Një vajzë 12-vjeçare është dhunuar seksualisht.

Lidhur me këtë rast, Policia e Matit ka arrestuar një 47-vjeçar me inicialet U.C., banues në Mat, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

TopChannel raporton se abuzimi me 12-vjeçaren dyshohet se ka ndodhur dy javë më parë, ndërsa ditën e djeshme, 47-vjeçari dyshohet se e ka kanosur të miturën për të mos treguar, përcjell Sinjali.

E mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallëzuar në Komisariat ditën e djeshme dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U.C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”./GazetaSinjali/