image Dhunohet një e mitur në Gjilan - "Ose vazhdon me mua ose i tregoj familjes tënde çfarë kemi bërë"

Siguri

Dhunohet një e mitur në Gjilan – “Ose vazhdon me mua ose i tregoj familjes tënde çfarë kemi bërë”

news image

Rastet e dhunimit gjithandej nëpër Kosovë po rriten, por jo në të gjitha rastet po kapen personat që dyshohen për këtë vepër penale. Ngjarje të tilla, të trishta, po krijojnë pasiguri edhe për t’u raportuar, për shkak të kërcënimeve që pasojnë.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku një e mitur dyshohet se është dhunuar nga një person, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, e gjithë ngjarja u kuptua kur i dyshuari e kishte kërcënuar viktimën përmes rrjeteve sociale se nëse “nuk vazhdon lidhjen me mua, do t’ju tregoj familjes tënde se ke pasur marrëdhënie seksuale me mua”.

Policia ka arritur të arrestojë këtë person të dyshuar dhe ta dërgojë në mbajtje, ndërsa e mitura është dërguar për ekzaminim gjinekologjik.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në muajin maj të këtij viti.

/GazetaSinjali/