image Dhunohet dhe sulmohet seksualisht nga dy persona një femër në Shtime

Siguri

Dhunohet dhe sulmohet seksualisht nga dy persona një femër në Shtime

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shtime, ku është dhunuar një femër.

Policia ka bërë të ditur se për këtë rast janë arrestuar dy persona, ku njëri nga ta dyshohet se e ka dhunuar viktimën kurse tjetri nën kërcënimin e armës e ka ngacmuar seksualisht atë, raporton Gazeta Sinjali.

Po ashtu, Policia ka kontrolluar edhe shtëpitë e të dyshuarve mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/