image Dhunë në një familje në Skenderaj: Burri e bën për spital bashkëshorten, përfundon në Polici

Siguri

Dhunë në një familje në Skenderaj: Burri e bën për spital bashkëshorten, përfundon në Polici

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është bërë mjaft shqetësuese. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe para dy ditësh, në fshatin Polac të Skenderajt, ku një burrë dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se gruaja e ka denoncuar dje rastin në Polici, ku ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka goditur me grushte e shqelma, me ç’rast ka rrëfyer për problemet e vazhdueshme që kanë pasur.

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, ajo ka marrë lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Njësitet janë vënë në lëvizje, me ç’rast kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/