image Dhunë në familje/ Rrihen mes vete për çelësa të veturës në Gjilan

Siguri

Dhunë në familje/ Rrihen mes vete për çelësa të veturës në Gjilan

news image

Çelësat e veturës u bënë mollë sherri mes dy familjarëve në fshatin Vrapqiq të Gjilanit të cilët nuk ranë dakord se cili të vozisë dhe pastaj e sulmuan fizikisht njëri-tjetrin, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Gjilan kanë bërë të ditur se të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Gjithashtu është bërë e ditur se të dy këta janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe se ky rast është duke u hetuar.

/Gazeta Sinjali/