image Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë merr jehonë në botë, Daily Mail publikon pamjet

Sociale

Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë merr jehonë në botë, Daily Mail publikon pamjet

news image

Skandali me infermieren, Aurona Pelaj, që dhunoi të moshuarën në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

“Ky është momenti shokues kur e moshuara rrihet nga infermierja në një azil në Kosovë. Punonjësja e shtëpisë së pleqve ‘Orenda’ në Pejë, mban duart e të moshuarës dhe e godet me shuplakë disa herë. Shihen dy gra tjera në video dhe një tjetër duke filmuar, që dëgjohet duke qeshur me zë ndërsa koleget e saj sulmojnë të moshuarën”, shkruan prestigjiozja britanike, Daily Mail.

Mbarë opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri është tronditur nga dhuna që punonjësja Aurona Pelaj ka ushtruar ndaj të moshuarës Pejë. Punonjësja shihet duke goditur me shpulla dhe këmbë në bark të moshuarën ndërsa vajzat e tjera e filmojnë dhe qeshin.

Infermieret që u arrestuan dhe u ndaluan për 48 orë, si të dyshuara për rastin e tmerrshëm të rrahjes së të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë përveç Aurona Pelajt, janë Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi.

/GazetaSinjali/