image Dhuna ndaj banores së "It's my home", Kajtazi kërkon mbylljen e televizionit

Siguri

Dhuna ndaj banores së “It’s my home”, Kajtazi kërkon mbylljen e televizionit

news image

Gazetari Vehbi Katjazi, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj një vajze në një program televiziv në Kosovë, të quajtur “It’s my home”.

Ai përmes një postimi në Twitter ka bërë thirrje që t’i hiqet licenca mediumit, teksa e ka cilësuar një veprim të tillë skandaloz dhe antinjerëzor.

“Ku eshte Komisioni i Pavarur i Mediave? Pse lejohet dhuna live ne TV sado periferik qe eshte ai Televizion? Kjo eshte skandaloze, antinjerezore, bizare dhe e flliqt. Duhet te ndalet menjehere dhe ti merret licenca ketij televizioni pa asnje vlere. Horra!”, shkruan ai.

Dhuna po promovohet në një reality show i quajtur “It’s my home” që ka nisur tash e disa ditë në Televizionin “First Channel”. Një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor pas një debati me tone të larta.

Viktima e dhunës, në këtë rast banorja e “It’s my home”, largohet duke qarë nga pjesa ku po debatonte dhe askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar. Përkundrazi një grua aty e përkrahë dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”.

E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.

/GazetaSinjali/