image Dhjetëra persona humbën jetën nga shpërthimi në Afganistan

Botë

Botë/ Dhjetëra persona humbën jetën nga shpërthimi në Afganistan

news image

20 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një bombe në provincën Zabul të Afganistanit.

Sulmi, mëngjesin e së enjtes, pati në shënjestër një ndërtesë të shërbimeve të inteligjencës në qytetin Kalat dhe goditi edhe një spital, tha për Radion Evropa e Lirë guvernatori i provincës, Rahmatullah Yarmal.

Përgjegjësinë për të e morën talibanët.

Këtë javë, talibanët kryen edhe dy sulme të tjera të mëdha në Kabul dhe Çarikar, duke lënë së paku 46 njerëz të vrarë.

Sulmet ndodhin para zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, që do të zhvillohen më 28 shtator, dhe disa ditë pas ndërprerjes së bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Afganistani.

Bisedimet nuk e kanë përfshirë Qeverinë e Afganistanit.

Sher Mohammad Abbas Stanikzai, kryenegociator i talibanëve, tha të mërkurën se “dyert janë të hapura” për rinisjen e bisedimeve me SHBA-në, për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare./Gazeta Sinjali/