image Dhjetë të vdekur nga shembja e ndërtesës në Kamboxhia

Botë

Botë/ Dhjetë të vdekur nga shembja e ndërtesës në Kamboxhia

news image

Dhjetë persona kanë vdekur dhe 23 të tjerë janë lënduar si pasojë e shembjes së një ndërtese në Kamboxhia. Ndërtesa shtatëkatëshe u shemb të premten në qytetin bregdetar, Kep, rreth 160 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Phnom Penh.

“Janë pesë trupa të pajetë që tashmë i kemi nxjerrë nga rrënojat dhe janë pesë të vdekur të tjerë që i kemi parë dhe që nuk kemi mundur t’i nxjerrim nga ndërtesa e shembur akoma”, tha kryetari i këtij qyteti, Ken Satha.

Satha gjithashtu bëri të ditur se disa punëtorë, numri i saktë i të cilëve nuk dihet, kanë mbetur të ngujuar, duke shtuar se autoritetet i kanë ndaluar dhe i kanë marrë në pyetje pronarët e ndërtesës së shembur.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke punuar ende për t’i larguar rrënojat dhe duke i prerë konstruksionet metalike për të gjetur më shumë njerëz”, shkoi kryetari në llogarinë e tij në Facebook.

Ky rast ndodhi vetëm gjashtë muaj pas shembjes së një ndërtese tjetër, kur në provincën Preah Sihanouk kishin vdekur 28 njerëz.

Ndryshe, Kamboxhia është duke e përjetuar një zhvillim të hovshëm në sektorin e ndërtimtarisë për shkak të rritjes së numrit të turistëve dhe investitorëve kinezë, shkruan “The Guardian”./Gazeta Sinjali/