image Dhjetë gratë më të sukseshme në botë

Të tjera

Dhjetë gratë më të sukseshme në botë

news image

Janë këto gra që kanë një rol të jashtëzakonshëm në sukseset e kompanive të tyre dhe në zhvillimin e përgjithshëm teknik e teknologjik në botë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ato janë pronare ose menaxhere të kompanive shumë të suksesshme. Të arriturat e tyre personale ose të kompanive që i drejtojnë ato, janë të njohura në mbarë botën.

Marissa Mayer

Marissa Mayer është Drejtoreshë e kompanisë “Yahoo”. Vetë pozicioni që ka dëshmon për dijen dhe aftësitë e saj. Ajo ka vizion të qartë dhe di çfarë dëshiron. Ajo ka marrë shumë vendime të shkëlqyeshme për zhvillimin e kompanisë. Detyrë e saj ka qenë fuqizimi i kulturës afariste të kompanisë dhe të krijojë një menaxhment që mund të përmbushte kërkesat e saj për zhvillim dhe duket se ia ka dalë. Prej saj tani priten rezultate të reja të kompanisë.

Meg Witman

Meg Witman është drejtoreshë ekzekutive e kompanisë HP. Më parë ajo ka qenë zëvendëspresidente për planifikim strategjik e Kompanisë “The Walt Disney” dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e kompanisë në vitet e 80-ta. Pasuria e saj sot llogaritet 1.9 miliardë dollarë.

Susan Wojcicki

Suzan Wojcicki konsiderohet grua për të cilën nuk ka “mision të pamundur”. Njeriu i parë i Googles, Larry Page thotë se për Susanën “nuk ekziston e pamundura”.

Ndonëse është vetëm 45-vjeçe, ajo ka arritur suksese të mëdha afariste. Susan tani është shefe e kompanisë “YouTube”. Por, kjo nuk e pengon fare të kujdeset për katër fëmijët e saj.

Safra Catz

Safra Catz konsiderohet si gruaja më e fuqishme në botën e biznesit. Aktualisht është Presidente dhe Drejtoreshë Ekzekutive e kompanisë “Oracle”. Asaj i atribuohen vendime shumë të rëndësishme dhe veprime shumë të suksesshme. Ajo është përgjegjëse për transaksione të shumta fitimprurëse. Me profesion është avokate dhe ka përpara një kontest të vështirë dhe një mision tjetër të rëndësishëm.

Ursula Burns

Ursula Burns është Presidente dhe Drejtoreshë Ekzekutive e Kompanisë “Xerox”. Ajo është meritore për ristrukturimin e suksesshëm të kompanisë, në tri vitet e fundit. Ursula e ka filluar punën në vitin 1980. Atëherë as nuk ka mundur ta imagjinojë se vetëm 30 vjet më vonë do të arrinte në pozitën e Presidentes së këtij gjiganti.

Cher Wang

Cher Wang cilësohet si krenaria e Tajvanit. Ajo është bashkëthemeluese dhe Presidente e gjigantit të smartfonëve HTC. Ajo, së bashku me burrin e saj, e kanë themeluar këtë kompani në vitin 1997 dhe kanë arritur ta shndërrojnë atë në njërin prej prodhuesve më të mëdhenj të telefonave të mençur. Pasuria e Cher Wang vlerësohet mbi 8 miliardë dollarë.

Mary Meeker

Mary Meeker është e njohur për arritjet në fushën e internetit. Në mbarë botën njihet për njohuritë e saj në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit të internetit. Ajo është përfshirë në investimet për zhvillimin e kompanive: Twitter, Groupon, Spotify, Jawbone.

Mary Meeker sot renditet në pozitën e 42-të të listës së Forbs-it.

San Jafang

San Jafang është Presidente e kompanisë R&D dhe punon për përmirësimin e marketingut. Në vitin 2012 ishte fituese e çmimit dhe mirënjohjes për arritjet e saj në këtë kompani. Ajo është një prej mbështetësve të fuqishëm të projektit për rrjetizimin global.

Cheryl Sandberg

Cheryl Sandberg është Drejtoreshë Operative e Facebookut dhe “dora e djathtë” e Marc Zuckerbergut. Njeriu kryesor i Facebook-ut është njohur me Cheryl-in në festën e Kërshëndellave të vitit 2007, kur ajo punonte për “Google”. Një vit më vonë ai ia ofroi asaj pozitën e Drejtoreshës Operative dhe sot konsiderohet më meritorja për rritjen e numrit të shfrytëzuesve të këtij rrjeti social gjigant.

Cheryl Sandberg e ka mbaruar ekonominë në Universitetin e Harvardit. Ajo është e martuar dhe i ka dy fëmijë.

Jenny Rometty

Jenny Rometty renditet e fundit në listën e dhjetë grave më të suksesshme në botën e biznesit e teknologjisë. Por, ajo është njësoj e suksesshme dhe njësoj e rëndësishme për zhvillimin e progresin në këtë fushë.

/Gazeta Sinjali/