image Dhjetë foshnje lindin para kohe në Shqipëri shkak i COVID-19

Shqipëri

Dhjetë foshnje lindin para kohe në Shqipëri shkak i COVID-19

news image

Në Spitalin Infektiv në Shqipëri shumë gra shtatzënë janë shtrirë aty për shkak të komplikimeve të rënda nga koronavirusi.

Në Tiranë, dhjetë nëna kanë kryer lindje të parakohshme për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore nga COVID-19.

Në dy maternitete në Tiranë janë dhjetë foshnje që kanë lindur para kohe.

Pak ditë më parë COVID-19 i mori jetën një 33-vjeçareje në muajin e 4 të shtatzënisë e shtruar në reanimacion në Spitalin Infektiv COVID-1.

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ngre me shqetësim mosvaksinimin e grave shtatzëna.

Ekspertët rekomandojnë vaksinimin si para edhe gjatë shtatzënisë për femrat, pasi në këtë mënyrë ulin rrezikun për humbjen e jetës, raporton tvklan.

Sipas qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve gratë shtatzëna me simptoma me COVID kanë 70% rrezik për humbjen e jetës. /GazetaSinjali/