image Dhjetë fakte për jetën e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Muzikë

Përkujtim/ Dhjetë fakte për jetën e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

news image

Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka vdekur sot në moshën 86-vjeçare.

Bilbili i Kosovës gjatë gjithë karrierës së saj  i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut përmes artit, transmeton Gazeta Sinjali.

Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare ishte aq e gjerë, sa që është e vështirë të thuhet se cilit zhanër i takonte. Ajo ishte e njohur për interpretimet e shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

Më poshtë, Gazeta Sinjali ju sjell dhjetë fakte për jetën e bilbilit të muzikës shqipe.

  1. Nexhmije Pagarusha në rini ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoven, Verdit e shumë emra të tjerë të mëdhenj.
  2. Ajo njihej për përpikëmëri. Gjatë kohës sa ishte në turne muzikore nuk ishte vonuar asnjëherë.
  3. Përgjatë gjithë karrierës ka kënduar mbi 150 këngë.
  4. Nexhmije Pagarusha është krahasuar me yjet e mëdha botërore, ku njëra ndër ta është edhe zëri i rrallë francez, Zhyliet Greko.
  5. Përveç muzikës, ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe nga regjisorët është cilësuar si një aktore e përkryer.
  6. Ajo ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës si: Izrael, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë.
  7. Frika më e madhe e saj ishte aeroplani.
  8. Idhulli i saj ka qenë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion.
  9. Nexhmije Pagarusha kishte anuluar një koncert në momentin e parë që ka dalë në skenë në Maqedoni, pasi që publiku ka filluar  të bërtiste dhe nuk e kishte lejuar të këndonte në gjuhën shqipe. Ata i kishin kërkuar që të këndonte në gjuhën serbe, por ajo nuk kishte pranuar.
  10. Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj Rexho Mulliqi.

Kujtojmë se bilbili i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha ishte lindur më 7 maj të vitit 1933, në Pagarush./Gazeta Sinjali/