image Dhërmi/ Nuk u ndje mirë gjatë patrullimit në det, humb jetën punonjësi i Policisë Kufitare, dyshimet e para

Shqipëri

Dhërmi/ Nuk u ndje mirë gjatë patrullimit në det, humb jetën punonjësi i Policisë Kufitare, dyshimet e para

news image

Punonjësi i Policisë Kufitare i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, ka ndërruar jetë, shkak dyshohet një arrest kardiak.

Shtetasi Sinan Abilaliaj, drejtues i mjetit lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundrues dhe ka dalë në breg.

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, 56-vjeçari ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Dhërmi/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në Dhërmi, punonjësi i Policisë Kufitare i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, shtetasi , Sinan Abilaliaj, 56 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë, shtetasi humbi jetën.

Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit./abcnews.al

/GazetaSinjali/