Paraditen e djeshme, në Mitrovicë të Veriut, një burrë e ka denoncuar në polici dhëndrin e tij, me pretendimin se ai e ka kanosur, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson nga burimet brenda prokurorisë së këtij rajoni se ai u ka dhënë hetuesve policorë se dhëndëri i tij e ka kërcënuar, pasi që ky nuk e ka lejuar vajzën e tij (ish-bashkëshorten e të dyshuarit) që të jetojë me të.
Ai ka deklaruar se dhëndëri i kishte shkuar në shtëpi me armë zjarri në brez dhe e kishte kërcënuar.
Këto burime i kanë thënë gazetës se prokurori ka urdhëruar që të bastiset shtëpia e të dyshuarit, mirëpo gjatë bastisjes nuk është gjetur asnjë armë.
Sidoqoftë, hetimet për zbardhjen e këtij rasti janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/