image Dhëndëri i Naim Tërnavës thyen heshtjen zgjedhore, kërkon votë për bashkëshorten

Kosovë

Zgjedhje/ Dhëndëri i Naim Tërnavës thyen heshtjen zgjedhore, kërkon votë për bashkëshorten

news image

Hysni Beka, dhëndëri i kryetarit të BIK-ut Naim Tërnavës, i është bashkuar personave të cilët kanë thyer sot heshtjen zgjedhore duke kërkuar votën e qytetarëve për bashkëshorten e tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Beka u ka kërkuar mbështetje për bashkëshorten e cila kandidon për deputete të Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se heshtja zgjedhore ka filluar që nga orët e parë të së shtunës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Gjatë kësaj periudhe, Ligji për Zgjedhje ia ndalon secilit person të bëjë fushatë deri në përmbyllje të kutive të votimit.

Në PZAP kanë thënë se secili person që bën fushatë në çfarëdo mënyre do të gjobitet. Kanë thënë se vetëm duhet të dërgohet në PZAP ankesa dhe vendimi do të nxirret bazuar në Ligjin për Zgjedhje./Gazeta Sinjali/