Sot ka filluar procesi i dëzinfektimit dhe pajisja me dezinfektues të 300 hyrjeve kolektive në Prishtinë
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Komuna ka theksuar se kjo po bëhet për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Ndërkohë, më herët janë dezinfektuar 200 ndërtesa të cilat janë nën menaxhim të Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Ashtu si premtuam, sot ka filluar procesi i dezinfektimit dhe pajisja me dezinfektues të 300 hyrjeve kolektive në Prishtinë e që nuk janë nën menaxhimin e NPBsë,si masë shtesë mbojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.
Lusim qytetarët për mirëkuptim e bashkëpunim, në mënyrë që ky aksion të ketë sukses.
Falenderojmë të gjitha ekipet në terren për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve.
Ne të tjerët të i ndihmojmë ata duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë, duke hedhur mbeturinat në kontenjerë dhe duke qëndruar në shtëpi e reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme!
Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!
Sepse, #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë shumë më lehtë!