image Dezinfektohen çerdhet në Obiliq, bëhen gati për t’u rihapur nesër

Kosovë

Dezinfektohen çerdhet në Obiliq, bëhen gati për t’u rihapur nesër

news image

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se nesër me datë 2 qershor do të rihapen çerdhet në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi ka thënë se si institucion komunal kanë ndërmarrë të gjitha masat për menaxhimin dhe parandalimi e pandemisë COVID-19, duke përfshirë; procesin e dezinfektimit të institiucioneve publike në pesë faza.

“Në kuadër të masave lehtësuese të fazës së tretë, përfshihet edhe rihapja e institiucioneve parashkollore 0-5 vjeç, sot në objektin e çerdhes “Rrita e Jonë”, është zhvilluar procesi i dezinfektimit dhe në koordinim me Drejtorin e DKA-së dhe Drejtoreshën e IP ”Rrita e Jonë“, ambientet e çerdhes janë të përgaditura dhe të sigurta, andaj njoftoj të gjithë prindërit se rihapja e çerdheve në komunën e Obiliqit, do të ndodhë nesër me datë 02 Qershor 2020”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/xhafergashi.perobiliq.5/posts/887703598364391