Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se nesër me datë 2 qershor do të rihapen çerdhet në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gashi ka thënë se si institucion komunal kanë ndërmarrë të gjitha masat për menaxhimin dhe parandalimi e pandemisë COVID-19, duke përfshirë; procesin e dezinfektimit të institiucioneve publike në pesë faza.
“Në kuadër të masave lehtësuese të fazës së tretë, përfshihet edhe rihapja e institiucioneve parashkollore 0-5 vjeç, sot në objektin e çerdhes “Rrita e Jonë”, është zhvilluar procesi i dezinfektimit dhe në koordinim me Drejtorin e DKA-së dhe Drejtoreshën e IP ”Rrita e Jonë“, ambientet e çerdhes janë të përgaditura dhe të sigurta, andaj njoftoj të gjithë prindërit se rihapja e çerdheve në komunën e Obiliqit, do të ndodhë nesër me datë 02 Qershor 2020”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook./Gazeta Sinjali/