image Devollët ia marrin të gjitha mjetet Telekomit, i lënë 3,500 punëtorë pa paga

Financa

Devollët ia marrin të gjitha mjetet Telekomit, i lënë 3,500 punëtorë pa paga

news image

Kompania “Dardafone.net” e familjes Devolli sot përmes përmbaruesit privat urdhëroi Telekomin e Kosovës që t’i transferojë në xhirollogarinë e tyre borxhin me vlerë 26 milionë e 789 mijë e 532 euro e 62 cent, brenda 60 minutash, pas pranimit të këtij urdhri, raporton Gazeta Sinjali.

Ky veprim i Devollëve për tërheqjen e të gjitha mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit la pa paga 3 mijë e 500 punëtorë të kësaj ndërmarrjeje.

“Veprimi dhe guximi i sotëm i Blerim Devollit dhe Ilir Mulhaxhes për terheqjen e komplet mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit është i mjerë dhe qyqar. Sot, praktikisht kanë mbetë pa paga 3500 punëtorë me familjet e tyre, si dhe është rrezikuar në thelb siguria kombëtare e komunikimit. Një gjë mund t’ju sigurojmë se, kurrë nuk kthehet në Telekom Z-Mobile edhe nëse shteti ju është dorëzuar Dardafonit. Ne së bashku me juve miq dhe punëtorë, nuk do të dorëzohemi”, ka shkruar në Facebook, Lamih Balaj, kryetari i Sindikatës së Telekomit.

Kujtojmë që Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (FSP-PTK), ka paralajmëruar se të enjten me fillim nga ora 13:00 do të fillojë protesta 24-orëshe para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

“Ju njoftojmë se te enjten me datë.23.07.2020 prej orës 13:00, mbahet protestë 24h tek Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. Protesta organizohet nga FSP-PTK në mbrojtje të kompanisë. Do të protestojmë dhe rezistojmë, sepse grupet e errëta dëshirojnë t’i lënë fëmijët tanë pa bukë. Do të protestojmë për t’i treguar këtij shteti se edhe punëtoret e Telekomit janë të Kosovës. Prandaj, bashkohu edhe ti“, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2382689865368613&set=a.1385982628372680&type=3&theater