Një avion iranian u ul në mes të një autostrade pasi devijoi nga pista e uljes në aeroport.
Nuk ka pasur viktima por raportohet se dy persona janë lënduar dhe u dërguan menjëherë në spitalin e qytetit Mahshahr.
Zyrtarët e aviacionit deklarojnë se piloti nuk frenoi në kohë duke bërë që ai mos të ulet në pistën e aeroportit.
Një reporter që po udhëtonte brenda avionit deklaroi se njëra prej rrotave të saj ishte prishur duke e bërë thuajse të pamundur uljen brenda pistës.
Organizata iraniane e Aviacionit Civil ka dërguar specialistët për të hetuar dhe për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij incidenti. /Gazeta Sinjali/