Nirvala dhe Isa, deve të gjinisë mashkullore nga provinca perëndimore turke, Aydin, të zbukuruara me shala shumëngjyrëshe, u endën nëpër festival me pronarët e tyre dhe më pas u përleshën ashpër nën brohoritjet e mijëra njerëzve.
Ato janë në mesin e 160 deveve që garuan në Festivalin e Mundjes së Deveve “Efes Selcuk”, që është më i madhi dhe më prestigjiozi i llojit të vet.
Vendi ku përleshen devetë ndodhet pak kilometra larg Efesus-it, ku ndodhet mbetjet e lashta greke. Festivale më të vogla të këtij lloji mbahen në provinca të ndryshme turke të Egjeut e Mesdheut.
Festivali mbahet gjatë sezonit të çiftëzimit të deveve. Këto kafshë janë më të prira për t’u përleshur në këtë kohë, sepse devetë e gjinisë mashkullore janë më agresive, sidomos nëse u ndalohet çiftëzimi, shkruan Associated Press, përcjell Sinjali.
Sistemi i shënimit të rezultatit është i ndërlikuar për ata që nuk kanë njohuri, por fituese zakonisht cilësohet deveja që e detyron kundërshtaren që të bërtasë, të ikë ose që ia hedh në tokë shalën.