Gazeta Sinjali mëson se personi i cili është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Ferizaj, ka qenë punëtor i kompanisë Elektrosistem.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe kompania, e cila ka njoftuar se gjatë orarit të punës, i ndjeri ka qenë i vetëm.
Gjithashtu ata kanë thënë se ekipi mjekësor vdekjen e tij e ka konstatuar si sulm kardiak.
“Policia e kanë marrë, çdo gjë që e kemi pasur, informacionet dhe deklaratat i ka policia, ambulanta e ka konstatuar si sulm kardiak. Ai ka qenë vetëm në orarin e punës dhe deri në mëngjes nuk është ditur se ai ka pësuar sulm kardiak” thanë nga kjo kompani për Gazetën Sinjali.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Gazeta Sinjali/