image Detaje të reja për shpërthimin që ndodhi dje në Ferizaj

Siguri

Detaje të reja për shpërthimin që ndodhi dje në Ferizaj

news image

Një shpërthim ka ndodhur dje rreth orës 14:30 në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj, ku deri më tani janë lënduar 42 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Dje është raportuar se 14 nga të lënduarit janë dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtejshëm.

Gazeta Sinjali merr vesh se në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe inspektorati nga Prishtina, që merren me hetimin për shpërthimin e gazrave të cilët sot do të dalin në vend të ngjarjes, pasi që dje nuk ka pasur kushte që të ekzaminohet vendi i ngjarjes për shkak të errësirës.

Gjithashtu Sinjali merr vesh se vendi i ngjarjes është siguruar nga patrulla shtesë.

/Gazeta Sinjali/