image Detaje të reja për punëtorin që tentoi të fus ilegalisht drogë në Burgun e Dubravës

Siguri

Detaje të reja për punëtorin që tentoi të fus ilegalisht drogë në Burgun e Dubravës

news image

Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike është vepra penale për të cilën ngarkohet një punëtor i Burgut të Dubravës.

Rastin për të cilin kishte njoftuar dje Shërbimi Korrektues i Kosovës, Gazeta Sinjali ka sigurua informacione shtesë.

Burime brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë bërë të ditur se punëtori i arrestuar, menaxher në stallën e bagëtive në burgun e Dubravës gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 107 gramë marihuanë, dy telefona celular dhe 110 euro para të gatshme.

Këto burime kanë bërë të ditur se është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 2 mijë e 550 euro para të gatshme, një bllok me shënime si dhe një pushkë gjuetie me gjashtë fishekë.

Ky i dyshuar është dërguar në mbajtej dhe ky rast po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

/Gazeta Sinjali/