image Detaje të reja për përleshjen në "Emshir", ku një 21-vjeçar u ther me thikë

Siguri

Detaje të reja për përleshjen në “Emshir”, ku një 21-vjeçar u ther me thikë

news image

Një 21-vjeçar është therur mbrëmë me thikë në lagjen “Emshir” të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Gazeta Sinjali merr vesh se në lidhje me këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar dhe se tek ata janë gjetur dhe konfiskuar dy thika si dhe një boks i hekurit që dyshohet se me të njëjtin është goditur viktima.

/Gazeta Sinjali/