Mbrëmë në rrugën Arbanë – Landovicë në Prizren ka ndodhur një aksident ku ka humbur jetën një këmbësor, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për aksidentin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës ku thonë se një këmbësor ka humbur jetën ndërsa vozitësi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë së Kosovës mëson se viktima ka qenë e nacionalitetit rom.
Gjithashtu Gazeta Sinjali mëson se pas disa ore vozitësi që e kishte shkaktuar aksidenti është lajmëruar në polici.
Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet e emergjencës, ndërsa sipas Policisë viktima është e moshës 30-35 vjeçare.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për autopsi, ndërsa i dyshuari në mbajtje.
Aksidenti ka ndodhë rreth orës 20:16, thuhet në përgjigjen e Policisë./Gazeta Sinjali/