image Detaje të reja nga vdekja tragjike e 12-vjeçarit në kanalin "Ibër Lepenc" në fshatin Vaganicë të Mitrovicës
[wp-story id="814678"]

Siguri

Detaje të reja nga vdekja tragjike e 12-vjeçarit në kanalin “Ibër Lepenc” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një fëmijë i mitur është gjetur pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.

Sinjali lidhur me rastin mëson se fëmija është 12-vjeçar, dhe dyshohet se ai ka hyrë për t’u larë në lumë, por pastaj është mbytur.

Nga burimet e Sinjalit bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur biçikleta dhe rrobat e tij.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur)
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”
, deklaroi ai për Sinjalin.

/GazetaSinjali/