image Detaje të reja nga rrokullisja e autobusit me targa shqiptare në Kroaci: Një grua në gjendje kritike

Evropë

Detaje të reja nga rrokullisja e autobusit me targa shqiptare në Kroaci: Një grua në gjendje kritike

news image

Një 41-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur nga përmbysja e një autobusi me targa shqiptare në Kroaci, ndërkaq raportohet se edhe një grua ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia atje u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes pasi autobusi është ende në rrugë.

Drejtori i spitalit Ogulin, Davor Vukelja tha se një paciente e moshuar është në rrezik për jetën dhe prognoza për gjendjen e saj është e rëndë.

Të rënda janë edhe lëndimet e dy pasagjerëve, të cilët ndodhen në repartin e kirurgjisë, por gjendja e tyre është më e mirë, ndërsa personi i katërt që po trajtohet prej tyre është një grua më e re, e cila ka pësuar lëndime të lehta, shkruan Index.hr.

Rrokullisja ka ndodhur pasi autobusi është kthyer djathtas dhe ka përplasur gardhin e autostradës.

/GazetaSinjali/