image Detaje të reja nga rasti tragjik në Gjilan/ Flasin nga spitali

Siguri

Detaje të reja nga rasti tragjik në Gjilan/ Flasin nga spitali

news image

Gazeta Sinjali sonte raportoi për një ngjarje tragjike në Gjilan, ku pas një përleshje mbeti i vrarë 22-vjeçari Egzon Rafuna, ndërsa u plagos 29-vjeçari Valdrin Halimi nga fshati Pogragj i kësaj komune.

I riu që mbeti i plagosur, sipas burimeve të Sinjalit është në gjendje të rëndë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Drejtorin e Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini i cili ka thënë se viktima, Egzon Rafuna është dërguar pa shenja jete në spital dhe ka qenë i plagosur në pjesën e majtë të gjoksit.

Ndërkaq Emini ka bërë të ditur se i plagosuri, Valdrin Halimi ka dy plagë nga arma e zjarrit në regjionin e ijëve dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një person ka ardhur pa shenja jete, vdekje me plagë nga armë zjarri, plagët kanë qenë në pjesën e majtë të gjoksit. Ndërkaq i plagosuri ka dy plagë me armë zjarri në regjionin e ijeve, regjioni limbol. I plagosuri është dërguar për në Prishtinë. Është në gjendje të rëndë por me parametra stabile”ka thënë Emini për Sinjalin. /GazetaSinjali/