image Dy të dyshuarit për grabitjen dhe vrasjen në Mitrovicë - Sinjali

Dy të dyshuarit për grabitjen dhe vrasjen në Mitrovicë

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona me inicialet M.H., 30-vjeçar dhe G.R., 19-vjeçar, pasi që të njëjtit dyshohen se mbrëmë kanë kryer veprën penale “Grabitje”, e cila përfundoi me vdekjen e pronarit të lokalit në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nga informacionet e para nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se si pasojë e
të shtënave nga ana e dy të dyshuarve i plagosur në dyqanin e tije kishte mbetur viktima /mashkull kosovar të cilin me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”,
thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, nga mjekët është bërë e ditur se i plagosuri, viktima Ali Maloku, 68-vjeçar, si pasojë e plagëve kishte humbur jetën, ku në ndërkohë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime, ku në vendin e ngjarjes nga Policia është gjetur një predhë dhe dy gëzhoja, ndërsa më pas edhe janë identifikuar dhe arrestuar dy personat e dyshuar.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë pistoletë, dorëza, një thikë dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me veprën penale.

Mbi bazën e veprimeve hetimore dhe provave të siguruara, dyshimet janë
ngritur se dy të dyshuarit të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë hyrë në dyqanin e viktimës ku gjatë ballafaqimit me viktimën, njëri prej të dyshuarve ka shtënë dhe ka plagosur viktimën me pasojë vdekjeprurëse./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin