image Grabitje në një market në Mitrovicë, qëllohet pronari i lokalit - FOTO

Siguri

Grabitje në një market në Mitrovicë, qëllohet pronari i lokalit – FOTO

news image

Para pak minutash ka ndodhur një grabitje në një market në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, mëson Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit dhe kanë njoftuar se dyshohet se pronari i lokalit është plagosur. Sipas të njëjtave burime, marketi që u grabit quhet “Selaci”.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë për t’i marrë detajet e rastit, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Më poshtë gjeni mund t’i shihni pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tashmë ka dalë edhe Policia.

/GazetaSinjali/