image Detaje të reja nga plagosja në Prishtinë

Siguri

Detaje të reja nga plagosja në Prishtinë

news image

Menderes Emini, një 54-vjeçar nga Prishtina, është plagosur me dy plumba në gjoks mbrëmë në rrugën “Zija Shemsiu” në lagjen “Kalabria” të kryeqytetit, raporton Gazeta Sinjali.

Menderesi, i cili njihet me nofkën “Muja” është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas burimeve të Sinjalit brenda kësaj qendre, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Për plagosjen e tij, policia ka arrestuar një person të dyshuar.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë bëjnë të ditur se te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast dhe 23 fishekë të kalibrit 9mm.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një predhë dhe një gëzhojë./Gazeta Sinjali/