image Detaje sesi i mashtroi policët, i dyshuari që iku nga stacioni policor në Gjakovë

Kosovë

Skandali policor/ Detaje sesi i mashtroi policët, i dyshuari që iku nga stacioni policor në Gjakovë

news image

Gazeta Sinjali ka marr vesh mënyrën sesi u arratis një i dyshuar nga Stacioni Policor në Gjakovë, pasi ishte kapur nga policia.

I dyshuari për veprimtari kriminale u kishte ikur zyrtarëve policorë nga kontrolli përmes dinakërisë duke i vënë ata në lajthitje. 

Ai kishte arritur t`i bindte zyrtarët policorë t`ia zgjidhnin duart duke i mashtruar ata se ka nevojë fiziologjike. Pasi ishte liruar nga prangat, i dyshuari kishte ikur në drejtim të panjohur.

“Ai ka vu në lajthim policët në stacion policor. Ka kërku me shku në tualet dhe gjatë kësaj kohe ju kanë hequr prangat dhe ka ikur.”, ka thënë për Gazetën Sinjali drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

I dyshuari u arratis në natën e 14 nëntorit ndërsa gazeta Sinjali ka raportuar ekzkluzivisht për këtë ngjarje. Policia nuk ka arritur ta arrestoj ende atë ose ta lokalizoj vendndodhjen e tij as pas pesë ditë kërkimesh.

Ai është në kërkim nga Gjykata për një veprimtari kriminale ndërsa drejtuesit rajonal të policisë në Gjakovë nuk dëshirojnë të japin detaje se për çfarë vepre akuzohet i dyshuari.

“Ende mbetet në kërkim, ende nuk është arrestuar. Policia po punon në atë drejtim që të nxjerr informata për mundësinë e lokalizimit të tij. Ai ka qenë person i kërkuar sipas urdhërarrestit të Gjykatës. Detaje të tjera nuk kisha dhënë. Sidoqoftë, ai mbetet në kërkim për veprimtari kriminale.”, ka thënë për Gazetën Sinjali drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur raste të tilla të papërgjegjshërisë profesionale ndodhin në stacionin Policor në Gjakovë.

Kohë më parë  komandanti i këtij stacioni, Kristë Gjokaj dhe pesë zyrtarë policorë ishin përfshirë në një skandal pasi kishin përdorur dhunë dhe torturë ndaj një personi me duar të lidhura brenda stacionit policor.Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria./Gazeta Sinjali/