image Detaje për vushtrriasin që vdiq sot nga koronavirusi

Shëndetësi

Detaje për vushtrriasin që vdiq sot nga koronavirusi

news image

Në mbrëmjen e sotme u konfirmua edhe një person i vdekur nga koronavirusi në Komunën e Vushtrrisë.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri për Gazetën Sinjali tha se personi i vdekur nga koronavirusi ishte personi i 25-të i infektuar me COVID-19, pra i pari i diagnostikuar në valën e dytë të infektimeve në këtë komunë.

Po ashtu, Tahiri tha se edhe disa anëtarë të familjes së tij janë të infektuar me COVID-19.

“Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.”, thuhet në njoftim

Në këtë komunë janë 99 raste aktive me koronavirus, derisa çdo ditë po ka raste të reja të infektimit./Gazeta Sinjali/