image Detaje për kosovarin i cili dyshohet se u infektua nga koronavirusi

Botë

Botë/ Detaje për kosovarin i cili dyshohet se u infektua nga koronavirusi

news image

Një kosovar dyshohet se është infektuar nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anipse lajmi ende nuk është konfirmuar nga autoritetet amerikane, TV Klan ka mësuar se personi është shtetas shqiptar me dokumente britanike, por me kombësi kosovare.

Personi që dyshohet se është infektuar me këtë virus është rreth të dyzetave dhe prej disa kohësh punonte në një kompani britanike në qytetin e Wuhanit në Kinë.

Sipas TV Klanit, personi në fjalë po udhëtonte nga qyteti kinez i Wunhanit drejt Los Angeles për ta vizituar motrën e tij.

Burri ishte ndjerë keq gjatë udhëtimit në avion dhe sapo ka zbritur në Los Angelos është identifikuar nga mjekët e aeroportit  me virus kur iu nënshtrua kontrollit mjekësor.

Pasi u shtrua në spital, autoritetet mjekësore në Los Angelos, shprehen se personi në fjalë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk është në rrezik për jetën./Gazeta Sinjali/