image Detaje për dy minatorët që vdiqën sot në minierën e Novobërdës

Siguri

Detaje për dy minatorët që vdiqën sot në minierën e Novobërdës

news image

Dy punonjësit e minierës së Artanës ishin në galerinë kryesore, kur ajo u shemb.

Nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri thotë se njëri nga viktima është 50 vjec e tjetri 52.

“Janë dy mintatorë që kanë ndërruar jetë. Njëri 50 dhe tjetri 52-vjecar. Ata në momentin e shembjes kanë qenë në galerinë kryesore. Ka pasur minatore edhe në punishte tjera, por ata nuk kanë pësuar nga shembja”, ka deklaruar ai për Express.

Ekipi vlerësues i Forcave të Sigurisë së Kosovës është nisur për në vendin e ngjarjes.

Pritet që njësiti i kërkimshpëtimit të asistoj. E gjithë kjo pas vlerësimeve që ekipi vlerësuese pritet t’i jap pas pak.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Trepca, Hysen Vrajolli, ka thënë se njëri nga viktimat është inxhinier e tjetri xehetar.

Ata akoma nuk janë nxjerrë nga vendi, ku po dyshohet se kanë humbur jetën./Gazeta Sinjali/