Një banor i Malishevës ka gjetur vdekjen sot herët në mëngjes në fshatin Astrazub. Policia bën të ditur se bëhet fjalë për një 28-vjeçar.
Vetura të cilën ishte duke e vozitur ai, është përplasur në një kamion, shkruan Sinjali.
Shefi i trafikut rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija, ka thënë për Sinjalin se shkaku i aksidentit ka qenë i ndjeri që nuk e ka përshtatur shpejtësinë e veturës me kushtet e rrugës.
“Ka mbetur i vdekur një person rreth 28 vjeç. Është përplasur në një kamion. Shkaku ka qenë se drejtuesi i automjetit, viktima, nuk e ka përshtatur shpejtësinë e veturës me kushtet e rrugës”, ka thënë Sahatqija.
Ai ka thënë se përveç vdekjes së 28-vjeçarit, personat e tjerë nuk kanë pësuar. /Sinjali