Dje në Vragoli të Fushë-Kosovës ndodhi një vrasje e rëndë. Dyshimet e para ishin se motra e vrau motrën e saj me jastëk, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali në Polici thonë se viktimës iu gjetën shenja dhune në pjesën e fytit.
Në bazë të hetimeve fillestare, siç mëson Sinjali, e vetmja e dyshuar është motra e saj, e cila besohet se e ka ngufatur motrën e më pas e ka vrarë.
Gazeta Sinjali raportoi dje se viktima është një 33-vjeçare.