image Detaje nga konflikti i mbrëmshëm në Mitrovicë: 18-vjeçari ia vodhi kuletën dhe telefonin pastaj e sulmoi të riun serb

Siguri

Detaje nga konflikti i mbrëmshëm në Mitrovicë: 18-vjeçari ia vodhi kuletën dhe telefonin pastaj e sulmoi të riun serb

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një konflikt fizik që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku një qytetar u sulmua afër ‘korzës’ në Mitrovicë, derisa po shëtiste më të dashurën e tij. Sinjali sot në mëngjes e ka publikuar identitetin e të dyshuarit, ndërsa tani iu sjellë detaje të reja lidhur me rastin.

Arlind Osmani dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një person mbrëmë afër palestrës në Mitrovicë, mirëpo burimet e Sinjalit njoftojnë se ai dyshohet se ia ka vjedhur edhe kuletën me dhjetëra dinarë dhe telefonin.

Përveç të hollave, viktima në kuletë kishte edhe dokumente personale.

Me të marrë informacionet, Policia është vënë në lëvizje dhe në rrugë ka hasur tre persona, njëri prej të cilëve ka ikur dhe dy të tjerët janë shoqëruar në stacion.

Gjatë intervistimit, viktima ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe pas kësaj, Policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku edhe e ka arrestuar atë.

Siç mëson Sinjali, ndaj Osmanit janë iniciuar rastet “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Vjedhje”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai tashmë gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orësh dhe më pas do të merren veprimet e tjera ligjore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/