image Detaje nga dasma shumë private e Ariana Grande me Dalton Gomez

Bota e Yjeve

Detaje nga dasma shumë private e Ariana Grande me Dalton Gomez

news image

Ariana Grande u martua me agjentin e pasurive të patundshme, Dalton Gomez, shkruan Gazeta Sinjali.

Dasma shumë private u bë në Montecito, California.

Fotot e dasmës të publikuara më vonë, tregojnë se fustani i këngëtares ishte i Vera Wang, shkruan ENews.

Dizajni i punuar enkas për të: fustan “zambaku”, mëndafsh dhe me një dekolte që i jep veshjes detajin që i duhet.

Vathët prej diamanti nga Lorraine Schwartz ishin përzgjedhur që të kombinoheshin fiks me unazën e fejesës së nuses.

Flokët e lëmuar kapur gjysmë-lart dhe kaçurrelat e buta ishin punë e Josh Liu, dhe makeup-i fare minimalist ishte nga Ash K. Holm.

Ceremonia ishte shumë private, me më pak se 20 miq të ngushtë dhe familjarë.

Dalton veshi një kostum nga Tom Ford.

Çifti, i cili filloi lidhjen në janarin e vitit 2020 dhe u fejua dhjetorin vijues, e dinte shumë herët se dasmën do ta zhvillonin në shtëpi.

Dekori dukej po aq minimalist sa vetë dasma, por gjithsesi përrallor:

/Gazeta Sinjali/