image Detaje nga atentati, vetura u ndal për t'u siguruar që prokurori u vra

Shqipëri/ Detaje nga atentati, vetura u ndal për t’u siguruar që prokurori u vra

news image

Atentati i tipit mafioz që iu bë prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja bashkë me dy miqtë e tij që udhëtonin me një automjet tip “Benz GL” me targa AA 333 ZD, ishte i mirëorganizuar dhe autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë. Prita ishte ngritur te mbikalimi i Shkozetit 3 km larg vendit nga ku Ndoja po drekonte në një restorant në zonën e plazhit.

Ndoja pasi kishte mbyllur orarin zyrtar në organin e akuzës në Durrës kishte shkuar të drekonte në një nga restorantet e zonës së plazhit. Ai përshkoi rrugën për t’u largua nëpërmjet unazës për të hyrë në autostradë në drejtim të Tiranës, duke mos e ditur se 3 km më tej, atentatorët i kishin ngritur pritë.

Ndjekje si nëpër filma

Autorët dyshohet se kanë përdorur dy automjete dhe njëri ka ndaluar shpejtësinë ku udhëtonte prokurori i Durrësit.

Por autorët nuk u mjaftuar më kaq. Dyshohet se u qëllua nga dy armë zjarri në mjetin e tip Mercedez Benz dhe plumbat ishin drejtuar në ndenjësen e parë, ku ishte ulur Ndoja. Drejtues i mjetit ishte Andi Maloku dhe pasagjer në ulësen e pasme ishte Aleksandër Laho, ose i njohur ndyrshme si Pëllumb Muharremi me nofkën “Rrumi” i Sukthit.

Dëshmitarët okuluar kanë treguar në polici se pak sekonda pasi u krye atentati, afër vendit të ngjarjes ndaloi një automjet tip “Skoda”, për t’u siguruar se objektivi që dyshohet të ishte prokurori Ndoja ishte eleminuar.

Nga ana tjetër vetë prokurori Arjan Ndoja ka deklaruar se nuk ka qenë ai shënjestër e atentatit.

Grupi hetimor ka lënë prova të shumta materiale siç është edhe targa e automjetit që është pronësi të vëllait të Aleksandër Lahos. E gjithë gjatësia e rrugës së autostradës Durrës Tiranë por edhe e unazës nga ka ardhur automjeti i Ndojit është i monitoruar nga kamerat e sigurisë.

Për të përshpejtuar përftimin e pamjeve është ngrit një grup i përbashkët ndërmjet policisë së Tiranës dhe Durrësit. Ekspertët e kriminalistikës dyshojnë se, autorët janë mbështetur edhe nga persona të tjerë për t’u larguar dhe të humbur gjurmët.

Për ngjarjen e rëndë policia e qytetit bregdetar ka ngrituar pika të shumta kotrolli, ndërsa në rrugët e qytetit të Durrësit, janë nxjerrë edhe autoblindat. Shumë persona janë shoqëruar por pas marrjes në pyetje u lanë të lire. Grupi hetimor nga nuk asnjë të ndaluar për atentatitn kriminal.

Dyshohet se automjeti i sekuestruar bashkë me dy armë automatike dhe maskat në Ishëm të jetë lënë nga autorët për të shpërqëndruar forcat e policisë, pasi nga mbikalimi i Shkozetit deri në Shkfandë, përshkruhet për të paktën 1 orë e 30 minuta. Gjithashtu u sekuestruan edhe bidona me benzinë por mjeti u gjet i padjegur. Të gjitha provat materiale u dërguarn në laboratorin e policisë shkencore.

Atentati i Arjan Ndojit po hetohet edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me procedimin penal të regjistruar për: “vrasje për shkak të cilësive të veçanta, e mbetur në tentativë” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Në të njëjtin vend pranë mbikalimit të Shkozetit në qershor 2019 u bë një antentat i tipit mafioz ndaj tre persona por fatmirësisht pa viktima.

Prokurori Arjan Ndoja u vu në qendër të akuzave pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se ai i shërbente bandave kriminale në qytetin e Durrësit dhe se iu bënte presion e shantazh punonjësve të administratës publike. Akuza ndaj prokurorit hodhi edhe zv/kryeministri Erion Braçe pas arrestimit të ish-kreut të Kadastrës së Durrësit për shpërdorim detyre.

Pistat e hetimit

Gazeta Mapo mëson se pista kryesore e hetimeve janë pronat në Gjirin e Lalëzit. Prokurori Arjan Ndoja prej disa kohësh po heton një dosje të nxehtë pronash në këtë zonë, ku përpalsen interest e një grupi të fuqishëm kriminal mes Durrësit dhe Tiranës. Dosja pritet të merret në shqyrtim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për të parë se deri në ç’pikë te hetimeve kishte shkuar Arjan Ndoja.

Pista e dytë lidhet me hetimin e një grupi kriminal që prokurori Arjan Ndoja ka bërë në Durrës. Atentati mund të ishte një paralajmërim, ose një lëvizje për të ekzekutuar një prokuror.

Arjan Ndoja u bë i njohur në opinionin publik, pasi kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe, e akuzuan si të lidhur me krimin, vetëm pse prokurori arrestoi kreun e kadastrës në Durrës. Rama dhe Braçe për disa ditë sulmuan verbalisht në publikisht prokurorin Ndoja.