image Detaje nga aksioni i Policisë në Prizren ku u prangosën 13 persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm

Siguri

Detaje nga aksioni i Policisë në Prizren ku u prangosën 13 persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm

news image

Policia e Kosovës mbrëmë zhvilloi një aksion masiv në qendër të Prizrenit, me ç’rast arrestoi 13 persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në një lokal, ku 12 prej tyre ishin shqiptarë dhe një boshnjak, njoftojnë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.

Sinjalizuesit bëjnë të ditur se gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar katër shtëpiza kompjuteri, 1 laptop, 1 printer të tiketave, si dhe disa kupona të basteve.

Lokali sipas sinjalizuesve është mbyllur ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/