image Detaje nga aksioni i mbrëmshëm policor në Mitrovicë

Kosovë

Ekskluzive/ Detaje nga aksioni i mbrëmshëm policor në Mitrovicë

news image

Policia e Kosovës ka bastisur pesë lokale nate gjatë një aksioni që ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë, merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Aksioni kishte nisur mbrëmë rreth orës 21:00 në kuadër të planit operativ të policisë stacioni Jug, të koduar me emrin “Tetori 2019” me urdhëresë të gjykatës për kontrollë të këtyre lokaleve.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, gjatë kontrollit policia ka hasur duke punuar 22 punëtore, 14 prej të cilave shtetase të huaja të cilat kanë qenë pa leje qëndrimi.

Policia  ka sekuestruar dokumentet e personave  pa leje të rregullt qëndrimi në Kosovë, për procedim të mëtjemë të rastit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës e cila ka thënë se ky aksion është ndërmarr me qëllim të marrjes së masave proaktive, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

“Plani Operativ ,, Tetori- 2019″ i realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore është realizuar ne nivel vendi dhe vleresohet si operacion i suksesshem bazuar ne efektin dhe rezultatin e dhëne, ku jane kontrolluar dhe mbyllur disa lokale, jane konfiskuar mjete te ndryshne arme te ftohta si dhe jane identifikuar disa shtetase te huaja duke punuar pa leje pune”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Aksioni është ndërmarr në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, ata të punës dhe inspektorët e komunës së Mitrovicës, të cilët kanë shqiptuar fletëparaqitje për parregullsitë e gjetura gjatë kontrollit.  / Gazeta Sinjali/