image Detaje interesante për Ambasadën amerikane: Objekti merr certifikatën "LEED Gold" - Sinjali

Detaje interesante për Ambasadën amerikane: Objekti merr certifikatën “LEED Gold”

news image

Objekti i Ambasadës Amerikane në Prishtinë është një prej ndërtesave më të bukura në vend dhe që plotëson të gjitha kriteret dhe standardet e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Si rezultat, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka njoftuar se kanë marrë edhe certifikaten “LEED Gold”.

Në faqen zyrtare të ambasadës amerikane jepen detaje interesante lidhur me objektin.

Arkiteti i objektit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë është Davis Bown.

Objekti është i vendosur në një hapësirë prej 12 hektarësh me gjithsej 125 mijë e 12 metra katrorë hapësirë zyrash.

I gjithë projekti i ndërtimit të ambasadës së SHBA-së ka kushtuar 215.5 milionë dollarë amerikan.

Në ndërtimin e objektit që kishte filluar në vitin 2015 kanë marrë pjesë 700-800 punëtorë.

Kompleksi përfshin një ndërtesë zyrash kancelarie, një rezidencë të Gardës së Sigurisë Detare, një aneks mbështetës dhe ndërtesë shërbimi, dhe objekte për komunitetin e Ambasadës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin