Gazeta Sinjali raportoi për një arrestim të një zyrtari policor nga Qafa e Prushit, vendkalim kufitar jo larg Gjakovës.
Sinjali ka mësuar nga burimet atje në Polici se denoncimi është bërë nga vet qytetari i cili ka pranuar kërkesën e zyrtarit policor për ryshfet.
Dhënia e ryshfetit, siç thonë burimet e Sinjalit, është bërë me simulim dhe polici është kapur në flagrancë nga IPK-ja.