Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kishte planifikuar që sot të qëndroi edhe në Malin e Zi gjatë turit në Ballkanin Perëndimor, por duket se si shkak i një problemi me kushtet atmosferike në Beograd ajo ka shtyrë vizitën për një datë tjetër.
“Vizita e sotme e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Mal të Zi, për fat të keq do të duhet të shtyhet për një datë tjetër, sepse për shkak të kushteve atmosferike, avioni i delegacionit nuk mund të ngrihet nga aeroporti i Beogradit. Vizita do të jetë organizuar në një datë të re që do të bihet dakord reciprokisht”, thuhet në deklaratën e BE.
Mbi ngjarjen ka reaguar edhe vetë Presidentja e KE.
“Mezi pres që së shpejti të vizitoj sërish vendin tuaj të bukur”, shkroi ajo në Twitter.
Ajo sot ishte menduar të ishte në Mal të Zi, si pjesë e një vizite rajonale në Ballkanin Perëndimor.