image Dështon seanca gjyqësore në rastin "Toka", shkak pamundësia për distancim fizik në sallë

Drejtësi

Dështon seanca gjyqësore në rastin “Toka”, shkak pamundësia për distancim fizik në sallë

news image

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Sylës dhe të tjerëve në rastin “Toka”.

Seanca ishte e pamundur të mbahej për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve dhe hapësirës së pamjaftueshme në sallën e gjykimit, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Beqir Kalludra fillimisht ka kërkuar që në sallë të qëndrojnë vetëm palët, por jo edhe publiku, e më pas kishte deklaruar se seanca nuk është e mundur të mbahet.

Seanca gjyqësore është shtyer për afat të pacaktuar. /Gazeta Sinjali/